Pamje mahnitëse në KOK me tri kampionet olimpike

by admin
Spread the love

Disa gjëra kanë ndryshuar për të mirë në Komitetin Olimpik të Kosovës. 

Tani ka një pamje për lakmi, në ambientet e KOK-ut është i vendosur posteri i madh i kampioneve olimpike: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Nuk është KOK-u si dikur në “zgafellë”, tani kanë ndryshuar me pamje.

Posteri i madh

Nga të gjitha, bukuria është posteri i madh me kampionet olimpike.

Një veprim i jashtëzakonshëm i KOK-ut, që vendosi posterin e madh të kampioneve olimpike.

Image

Salla e mbledhjes së KOK-ut

Me ardhjen e Ismet Krasniqi, president i KOK-ut dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, gjërat kanë lëvizur para.

Në KOK thonë se do të ketë lajme si gjithmonë të mira për sportistët e Kosovës.

You may also like