Pamje apokaliptike në Gaza! Sulmet mes Hamasit dhe Izraelit vijojnë për të 13-tën ditë

by admin
Spread the love

Pamjet apokaliptike të qytetit al-Zahra, në jug të Rripit të Gazës, tregojnë se gjithçka është shkatërruar, ndërkohë sulmet vijojnë ende midis Hamasit dhe Izraelit vazhdon për të 13-tën ditë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi se lufta do të jetë e gjatë dhe e ndarë në tre faza, të cilat i shpjegoi paraprakisht.

“Së pari do të shkatërrojmë organizatën Hamas dhe infrastrukturën ushtarake e qeveritare. Faza tjetër pas kësaj do të jetë më e zgjatur, është një fazë e stabilizimit të sistemit. Dhe në fund, do të arrijmë në një situatë ku do të ketë regjim sigurie krejtësisht të ndryshme”, tha Yoav Gallant, Ministri izraelit i Mbrojtjes.

Ushtarët izraelitë janë ende të vendosur pranë kufirit me Rripin e Gazës, aty ku ndodhen  tanke dhe pajisje ushtarake të tjera.

Teksa ditët kanë kaluar dhe numri i viktimave ka arritur në më shumë se 4 mijë persona, palestinezët kanë zhvilluar funeralin e të afërmve të tyre, që kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve.

Pak orë përpara nisjes së festës zyrtare izraelite Shabat, familjet personave të mbajtur peng nga militantët e Hamasit, të paktën 200 izraelitë përfshirë edhe fëmijë, kanë zhvilluar një darkë në nder të tyre në Tel Aviv.

Në territoret e Palestinës, përkatësisht në Ramallah, ka pasur përleshje të dhunshme mes forcave të sigurisë së Izraelit dhe banorëve vendas, që kanë djegur goma e kanë gjuajtur me gurë. E njëjta gjendje vijon edhe në Jeruzalem, ku policët e armatosur janë përplasur me protestuesit.

Të qeta nuk kanë qenë as rrugët e shumë shteteve të tjera si në Bejrut, Liban, Jordani dhe shumë qytete të tjera, në shenjë solidariteti për palestinezët e prekur rëndë nga bombardimet izralite.


Top Channel

You may also like