Palestra “Aleksandër Kondo”/ Në Kamëz hapet palestra me emrin e legjendës së peshëngritjes shqiptare

by admin
Spread the love

Në një nga momentet më të vështira të sportit tonë të peshëngritjes, ku kampionët që kemi janë drejt perëndimit dhe hendeku me të tjerët është i madh, në Kamëz u hap palestra nën emrin e legjendës së këtij sporti “Aleksandër Kondo”.

Të shumtë ishin trajnerët sportdashësit dhe drejtuesit e komitetit olimpik apo pushtetit lokal në inagurimin e saj. Padyshim nuk mund të mungonte as babai i Aleksandër Kondos.

Presidenti i komitetit olimpik Fidel Ylli ka qenë një bashkësportist me Aleksandrin dhe i kujton me nostalgji ato vite sportive.

Duke marrë shkas nga kjo iniciativë private për të rkijuar një ambient sportiv dhe për të larguar fëmijët nga rruga dhe veset, zv.ministri i sporteve Endri Hoxha i ka bërë thirrje federatës së peshëngritjes që investime të tilla janë më tepër detyrë e sajë se e privatit.

 

 


Top Channel

You may also like