Paknaqësi ndaj ARSMV-së për ndarjen e vauçerëve – Shqip

by admin
Spread the love

FFM SËRISH MBETET PA ASNJË DENAR NGA NDARJA E VAUÇERËVE

Agjencia për Rini dhe Sport ka publikuar listën e emerave të Federatave sportive, klubeve sportive dhe sportistëve të cilëve iu janë ndajt vauçerë. Evidente  është se sërish  favorizohenm  hendbolli, basketbolli e volejbolli. Ferderata e futbollit sërish mbete duarthatë.

Si çdo vit, edhe këtë vit Agjencia për Rini dhe Sport ka bërë ndarjen e vauçerëve, e që sërish nuk ka kaluar pa kritika.

Në publikimin e listës nga ky agjencion, sërish më shumë që do të përfitojë është Federata e hendbollit në vendin tonë, e cila do të merr 14 milionë denarë, përderisa Federata e Futbollit mbetet sërish “duar boshë” edhe pse viteve të fundit ka pasur suksese evidente. Shtrohet pyetja ku nqëndron problem që FFM-s nuk i ndahen  vauçer  tani më disa vite.

Pas Federatës së Hendbollit, më së shumti që ka përfituar nga ARSM, është Federata e Basketbollit, që do të marrë 12.3 milionë denarë, ndërsa e treta është federata e volejbollit me 10.8 milionë denarë. Federata e Atletikës 1, 2 milion denar.

NJë gjë shumë evidente me ndarjen e vauçereve edhe tek klubet, aty ku kampioni në fuqi në futboll, FC Shkupi do të përfitojë 11.5 milionë denarë, po aq sa Shkëndija, përderisa ARSM ka vlerësuar se dy klubet e hendbollit Vardari dhe Pelisteri duhet të marrin më shumë se kampioni në futboll, kryesisht nga 17 dhe 15.5 milionë denarë.Gjithashtu më shumë se klubet e futbollit është vlerësuar edhe MZT Skopje e basketbollit me 13 milionë denarë.  Padrejtësi ka edhe tek klubet e atletikës edhe pse  faji  më tepër qëndron tek komisionmi Federatës së atletiks.

Agjencia për Rini dhe Sport nuk ka bërë ndonjë sqarim se pas cilëve kritere ka vlerësuar ndarjen e vauçerëve, ndërsa nga opinioni sportiv ka marrë kritika dhe reagime të mëdha. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like