Paketa 9 e sanksioneve kundër Rusisë, BE ndihmë 18 mld euro dhe për Ukrainën

by admin
Spread the love

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të enjten në mbrëmje raundin e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa liderët i dhanë dritën jeshile një pakete ndihme prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën. 

Teksti përfundimtar nuk është publikuar ende pasi fillimisht duhet të dërgohet dhe të miratohet zyrtarisht nga të gjitha kryeqytetet e BE-së, por pritet të bëhet publik të premten.

Propozimi i Komisionit Evropian, i publikuar javën e kaluar, planifikonte që 200 individë dhe subjekte të tjera ruse të goditeshin me ngrirje asetesh dhe ndalime udhëtimi. Këtu përfshihen ministrat e qeverisë, ligjvënësit, guvernatorët rajonalë, partitë politike dhe subjektet duke përfshirë forcat e armatosura.

Ata do t’i bashkohen 1241 individëve dhe 118 subjekteve tashmë të listuara në listën e zezë.

Paketa synon gjithashtu industrinë ruse të mbrojtjes, më shumë banka dhe sektorët e minierave etj.

Paketa nuk u miratua për ditë të tëra për shkak të një mosmarrëveshjeje nga disa vende të BE-së nëse do të përfshinin masa për të lejuar pagesat për oligarkët rusë të sanksionuar në krye të kompanive që eksportojnë produkte bujqësore dhe ushqimore.

Blloku nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj ushqimit dhe produkteve bujqësore ruse në mënyrë që të mos përkeqësojë një krizë shqetësuese globale të ushqimit.


Top Channel

You may also like