“Pak Itali” në Botëror, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën hapëse

by admin
Spread the love

Do të ketë pak Itali në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, Katar 2022.

Italiani, Daniele Orsato është caktuar arbitri kryesor në sfidën e parë të këtij edicioni, Katar-Ekuador e cila do të luhet në stadiumin “Al Bayt”.

Kjo do të jetë një sfidë e veçantë edhe për vetë 46-vjeçarin, pasi kurrë më parë nuk kishte gjykuar në një kompeticion të tillë.

Orsato mori stemën e FIFA-s në vitin 2010 dhe punoi si ndihmës gjyqtar në sistemin VAR në Rusi 2018.

Gjithashtu, italiani ka gjykuar edhe finalen e UEFA Champions League në edicionin e 2020-së midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në Lisbonë.


Top Channel

You may also like