Pagat të rriten gradualisht ose AOGJSH do të fillojë grevë

by admin
Spread the love




Me rritjen e pagës minimale dhe mungesës së dëgjimit të Qeverisë gradualisht të rriten edhe pagat e tjera do të realizohet ajo që Sindikata e AOGJSH e parashikonte, ndërsa ajo është kolaps i sistemit të pagave në administratë dhe gjyqësor, deklaroi sot kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOGJSH), Trpe Deanovski.

Nga Sindikata e AOGJSH theksuan se nuk mund ta kuptojnë, siç thonë, mosditurinë e Qeverisë për mënyrën e përllogaritjes dhe pagesës së pagës të punëtorëve të tyre.

“Me vlerën e re të pagës minimale Qeveria për herë të parë në historinë e Maqedonisë, do të bëjë një grup të tërë të të punësuarve në administratë të cilët deri më tani ishin pak mbi pagën minimale tani të marrin vetëm pagë minimale. Me vetë këtë, Qeveria i nënçmon të punësuarit e tyre, dhe e dyta e rrit përqindjen e të punësuarve të cilët marrin pagë minimale në nivel shtetëror prej 13,8 për qind në gati 18 për qind”, tha Deanoski.


You may also like