Pacolli: VV ishte në garë kundër të gjitha partive të tjera, jemi në balotazh në komunat kryesore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtarja e kryesisë së VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se exit poll-et e publikuara nga mediet janë jo serioze, duke shtuar se rezultatet finale do të shfaqin VV-në se është partia e parë, raporton Ekonomia Online.

“Kundërthënie e exit poll-eve janë jo serioze, po bëhet propagandë ndaj VV-së, rezultatet finale që pritet shumë shpejt do të dëshmojnë që në garë ka qenë VV-ja kundër krejt, dhe do të dal më e fuqishmja”.

Zyrtarja e LVV-së thotë se partia e saj do t’i marrë komunat më të mëdha.

“Kudo që do të jemi në balotazh do të fitojmë. Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe kemi mbështetjen më të madhe. Populli i Kosovës nuk dorëzohet ndaj atyre që kanë më së shumti”, ka thënë ai.

“Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe morëm përkrahjen më të mëdha”, ka thënë tutje Pacolli.

Ajo përjashton shkuarjen në balotazh në Prishtinë.

You may also like