Pacolli: Më 2007 ofrova zgjidhje për furnizim me rrymë, nuk gjeta përkrahje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se e ka pasur zgjidhjen për energjinë elektrike më 2007, për të cilën thotë se askush nuk e besoi.

Pacolli ka komentuar krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova. Ai në një status në Facebook ka cekur se e ka parashikuar këtë gjendje. Deputeti në Kuvendin e Kosovës ka ndarë me qytetarët idenë e tij, për të cilën thotë se është kryqëzuar.

POSTIMI I PLOTË:

Sa e nevojshme do të ishte tani ekzistenca e një termocentrali që do të prodhonte energji elektrike me bazë gazi si lëndë djegëse.

Unë e kam theksuar këtë dhe kam insistuar që kjo të ndodhë në Kosovë. Në vitin 2007/2009 kemi pasur investitorë potencialë për gazifikimin e linjitit tonë (prodhimi i gazit nga linjiti) dhe më tej ndërtimin e një termocentrali me gaz, prej 550 mgw.

Për këtë propozim në atë kohë më akuzuan hapur se dua të dëmtoj resurset e Kosovës dhe thanë se linjiti është lënda jonë e parë e përhershme. Askush nuk më besoi se linjiti i pa transformuar nuk mund të përdoret në të ardhmen.

Më vjen keq që në atë kohë askush nuk më erdhi në ndihmë për të mundësuar realizimin e këtij projekti, e tani duket se çmimi i energjisë po rritet në mënyrë të pakontrolluar.

Pra, po dëshmohët se për të krijuar diçka të vlefshme, ka nevojë për një vizion të qartë … çfarë në të ardhmen!

You may also like