Pacientit në Milano i plotësohet dëshira pas një viti i shtruar, takon qenin e tij në spital

by admin
Spread the love

Një pacienti të shtruar në spitalin e Niguardas në Milano i është plotësuar dëshira e veçantë për të takuar qenin e tij në spital.

Roberto kërkonte vazhdimisht të shihte qenin e tij të quajtur Buk.

Kërkesa e tij u plotësua nga infermierët dhe punonjësit e departamentit që qëndruan afër gjatë trajtimit të tij prej një vitim i cili pavarësisht përmirësimeve vazhdon i shtruar.

Spitali ka nxjerrë fotot prekëse, ku Roberto takon shokun e tij brenda në dhomën ku qëndron i shtruar. Sikurse duket në foto, qeni është po aq i lumtur sa i zoti për takimin.

Gjesti i pranimit ishte i rrallë pasi kafshët zakonisht nuk lehohet që të futen në ambientet e spitalit.