Pacienti nga Kërçova i dyshuar për linë e majmunit, rezulton negativ

by admin
Spread the love




Është negativ testi i personit nga Kërçova i cili sot u testua nga lija e majmunit, deklaroi sonte zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektuese, Zllate Mehmedoviq.

“Pacienti është negativ, nuk ka nevojë për izolim të mëtejshëm, e vetmja gjë që mbetet është të trajtohet për sëmundjen themelore, por si do të trajtohet dhe kur do të hiqet izolimi do të vendoset nga Qendra për Shëndet Publik nga Manastir, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen shëndetësore”, tha Mehmedoviç.

Ky ishte pacienti i parë që dyshohej se kishte linë e majmunit, por që refuzonte të testohej.


You may also like