Paçarizi për Kurtin: Nuk e di për cilin dëshmor ka folur ashtu si për Ivanoviqin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti, për përkujtimit që ia bëri politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq, në ditën e vdekjes së tij.

Paçarizi, në Rubikon në Shqip, thotë se nuk e di se për cilin hero apo dëshmor Kurti ka folur në të njëjtën mënyrë sikur për Ivanoviqin.

“Zotëri Kurti thotë se sot e përkujtojmë jetën dhe përkujtimin e Oliver Ivanoviqit. Cili është përkujtimi për të? Në atë video flitet për Ivanoviqin thua ti se po flitet për ndonjë hero të Kosovës dhe nuk e di se për cilin hero e dëshmor të zotëri Kurti ka folur me këto nota”.

“Po ashtu kjo është një përpjekje fëmijërore e Kurtit për ta luftuar nga largësia Vuçiqin pas një humbje që e pësoi në veri për shkakun e tij pasi nuk i llogariti hapat e tij”, tha Paçarizi.

Mes tjerash, Paçarizi tha se është një dëshirë e çuditshme e kryeministrit Kurti që adresimet t’i bëjë në gjuhë serbe.

You may also like