Pa të do kisha dalë më shpejt nga shtëpia

by admin
Spread the love

Olta Gixhari dhe Kiara Tito është një prej çifteve të nominuara për këtë javë, që rrezikojnë edhe nominimin kokë më kokë nëse dalin si çifti më pak i preferuar nga publiku. Gjatë këtyre tre ditëve, ato kanë përdorur disa strategji të ndryshme, duke qenë sa më shumë aktive në lojën e tyre.

Aktorja është shprehur se do të donte të ishte e vetme përballë Kiarës, pasi do të donte ta shihte Luizin të vetëm në shtëpi gjatë periudhës së mbetur. Ajo u shpreh se Kiara është në hijen e Luizit gjithë kohës, ndryshe nga ajo që ia del e vetme.

Pjesë nga biseda gjatë spektaklit:

Kiara: E folën edhe pak dje gjatë darkës. Është mendimi i Oltës. Është e vërtetë që Luizi më ka dhënë mbështetje këtu brenda, dhe pa të do kisha dalë më përpara nga shtëpia. Për mendimet e Oltës, nuk kam si t’ja mbush mendjen. Big Brother për mua është të shfaqësh edhe një lloj realiteti, me pastërti. Unë nuk kam patur nevojë të luaj.

Olta: Është e vërtetë që Kiara nuk ka luajtur, por kohët e fundit po e bën këtë gjë. Jem në një pikë të lojës që nuk është e mjaftueshme me kaq sa po jep Kiara. Procesin e Kiarës unë e kam kaluar me sukses. Gjërat që kam thënë në video, i kam thënë edhe më parë.

Kristi: Luizi ka bërë edhe lojën e vet dhe të Kiarës. Unë nuk shikoj ndonjë gabim këtu, sepse në fund të fundit ata janë çift bashkë. Është zhdukur Luizi më shumë se Kiara. Kjo nuk do të thotë që Kiara nuk ka bërë lojë. Ajo e ka mbuluar Luizin dhe e ka mbrojtur nga emocionet negative.

Dea: Kiara ka bërë shumë në këtë shtëpi, pasi jo gjithkush e përballon dot këtë gjë, në çift. Duhet të jetë më e drejtëpërdrejtë ose më e vendosur. Si personalitet, është ndryshe nga Luizi.

Kiara: Unë e kam bërë gjithë kohën këtë gjë dhe është e vështirë të gjesh një vijë të mesme. Unë jam përpjekur ta kundërshtoj në një mënyrë elegante, pa ngritur zërin, pasi nuk e kam në natyrë.

Qetsor: Nuk ka arsye pse të sforcohet Kiara. Nuk është e thjeshtë të jetosh me Luizin, pas gjithë atyre situatave. Ajo është e detyruar të qëndrojë në vigjilëncë, nuk e ka të lehtë.

You may also like