“Pa shqiptarët s’ka Maqedoni” | Ahmeti pas takimit: Ta ndalojmë ikjen e rinisë duke i përafruar standardet tona me ato të BE-së – Shqip

by admin
Spread the love

Pas takimit me kryeministrin Rama dhe krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni, kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se takimi është realizuar në frymë pozitive dhe vëllazërore.

Sipas tij, eardhmja e dy vendeve është në BE dhe sfidat që i presin në këtë periudhë janë të përbashkëta, përcjell Shqip

Kjo fazë, sipas Ahmetit, është shumë e vështirë.

Ahmeti vuri theksin edhe tek largimi i rinisë nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës. Për këtë, ai theksoi se duhet të përafrohen standardet e të dyja vendeve me ato të vendeve të BE-së.

AHmeti përsëriti sërish se Lëvizja Besa nuk ka bërë mirë që nuk ka marrë pjesë në takim, duke e cilësuar këtë veprim të Besës si “papjekuri politike”.

Ndryshimet kushtetuese, sipas Ahmetit, nuk e dëmtojnë identitetin maqedonas, përkundrazi e forcojnë atë.

“Pa shqiptarë, s’ka Maqedoni”, tha mes tjerash Ahmeti./KlanMacedonia

You may also like