Pa prisni pak, mos vallë Rihanna me këtë detaj sapo na tregoi se është shtatzënë?!

by admin
Spread the love

Barbadosi është shpallur zyrtarisht republika më e re në botë! Në ceremoninë që u zhvillua në përvjetorin e 55-të të pavarësisë, në kryeqytetin Brixhtaun, morën pjesë Princi i Uellsit, Charles dhe këngëtarja e famshme nga Barbadosi, Rihanna. Këngëtarja Rihanna u shpall heroinë kombëtare nga presidentja Mason. Artistja me famë botërore, e cila njihet edhe si biznesmene e suksesshme, më herët është shpallur ambasadore nga Barbadosi, në vitin 2018.

Përtej kësaj, ajo që u komentua më shumë gjatë kësaj ceremonie ishte jo veshja e Rihanna-s por barku i saj dhe fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë! Barku në fakt dukej disi i rrumbullakosur dhe shpesh diva e muzikës pop shihej teksa i mbante duart përpara duke shtuar pretendimet se ndoshta një fëmijë po vjen…

Gjithsesi presim një reagim nga vetë artistja për të na hedhur dritë mbi këto thashetheme. Romanca e Rihanna-s dhe e partnerit të saj, reperit A$AP Rocky është përfolur shpesh në media. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi i njohur ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë diçka zyrtare si fejesë.

Lexo lajme interesante

You may also like