Pa mbushur 24 orë, filmi i ri me protagonist Spider-Man thyen rekordet e fitimeve!

by admin
Spread the love

“Spider-Man: No Way Home” ka kaluar çdo pritshmëri.
Brenda më pak se 24 orësh filmi më i ri i “Marvel Cinematic Universe” ka fituar 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda SHBA.
Analistët deklaruan për “CNBC” se pritet që filmi të gjenerojë më shumë se 250 milionë dollarë, ose mund të arrijë në 265 milionë dollarë.
Tashmë, “Spiderman: No Way Home” është hapja me fitimin më të lartë të epokës së pandemisë, por ka shansin gjithashtu të renditet në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë.

You may also like