Pa energji elektrike sot dhe nesër disa lagje të Shkupit

by admin
Spread the love

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektroshpërndarës, pa energji elektrike sot dhe nesër do të jenë konsumatorët e disa lagjeve të Shkupit. Pa energji elektrike sot prej orës 08:30 deri në orën 13:30 do të jenë konsumatorët e një pjese të bulevardit “ASNOM”, ndërtesat 44, 48, 50 dhe 54 në Komunën e Aerodromit.

]Në periudhë prej orës 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Zagrebska”, nënrrugët 1 dhe 3 në Komunën e Qendrës.

Konsumatorët e një pjese të rrugëve “Draga Stojanovska”, “Balzakova”, “Nevena Georgieva Dunja” dhe rruga “Drenak” në Kisella Vodë do të jenë pa energji elektrike në periudhë prej orës 09:00 derinë orn 15:00.

Pa energji elektrike nesër prej orës 09:00 deri në orën 11:00 do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Botun” në Komunën e Gjorçe Petrovit.

You may also like