Pa energji elektrike një pjesë e Gjorçe Petrovit, nesër një pjesë e Kisella Vodës dhe Qendrës

by admin
Spread the love

EVN-ja njofton se, për shkak të ndërhyrjes teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Gjorçe Petrov”, më saktë objektet në rrethinën e ish ndërtesës së Komunës së Gjorçe Petrovit.

EVN-ja për nesër njofton se pa energji elektrike do të jenë një pjesë e komunave të Kisella Vodës dhe Qendër.

Nga ora 08:30 deri në orën 11:00, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve: “Partenij Zografski”, “Rilski Kongres”, “Vostaniçka” dhe “Sllavejko Arsov”, në Komunën e Kisella Vodës.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kostruski Heroi” (nga nr.49 deri nr.57) në Komunën Qendër.

MARKETING




You may also like