Oversport sjell tre sfida të tjera të Serie A, sot në fushë priten edhe dy shqiptarë

by admin
Spread the love

Futbolli në Oversport dhe Tibo nuk pushon, ndërsa këtë të hënë do të keni mundësi të ndiqni tre sfidat që ulin siparin e javës së pestë të Serie A. Në fushë do të zbresin sot Monza përballë Atalantës, Salernitana ndaj Empolit dhe Torino-Lecce.

Monza-Atalanta dhe Salernitana-Empoli do të startojnë në orën 18:30. Për Empolin pritet ta startojë nga minuta e parë dyshja e shqiptarëve, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.

Sfida midis Torinos dhe Lecces do të startojë në orën 20:45. Torino kërkon me ngulm të fitojë këtë takim dhe të hedhë pas krahëve humbjen ndaj Atalantës. Një fitore për ekipin e Juric do të konfirmonte gjithashtu edhe startin e mirë të këtij sezoni. /oversport.tv

You may also like