Osmani viziton shtetasin e sulmuar nga RMV-ja në Ohër – Shqip

by admin
Spread the love

Apelohet për t’i dhënë fund dhunës dhe provokimeve nga të dyja palët

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke dënuar dhunën dhe provokimet e fundit mes Sofjes dhe Shkupit, theksoi se institucionet në Maqedoninë e Veriut do ta zbardhin incidentin dhe komuniteti bullgar do të respektohet dhe do t’i ketë të gjitha të drejtat, liritë dhe privilegjet si çdo qytetar tjetër dhe komunitetet tjera që jetojnë në vend. Ai apeloi që të ndalen provokimet nga të dyja palët.

“Duhet ta ndalojmë këtë cikël dhune dhe provokimesh nga të dyja palët dhe të imponojmë agjendën tonë pozitive që të dyja qeveritë po përpiqen ta ndërtojnë me përkushtim. Së pari, ne nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar, siç nuk do të lejojmë mohimin e popullit maqedonas. Prandaj, dua të dërgoj një mesazh që edhe ato provokime të ndalen dhe të theksoj se çdo ardhje në Maqedoninë e Veriut me qëllim të fyerjes dhe mohimit të popullit maqedonas, do të duhet ta trajtojmë seriozisht”, ka thënë Osmani.

Ai dënoi edhe një herë incidentin me sekretarin e klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”, por tha gjithashtu se Maqedonia e Veriut do të reagojë nëse provokimet e politikanëve nga Bullgaria vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aluduar për eurodeputetin Angell Xhambaski. Ndërkaq, Ministri bullgar Milkov tha se nuk duhet toleruar atmosfera e mosndëshkimit.

“Hristian Pendikov vuajti për shkak të ideve të tij, një njeri me një kauzë që mbron. Situata nuk duhet të vazhdojë kështu. Bullgaria këmbëngul me vendosmëri që autorët e kësaj dhe akteve të tjera të ngjashme të ndëshkohen. Unë jam këtu për t’i thënë jo kthimit të atyre traditave të zeza që historikisht janë të lidhura me dhunën në Maqedoni, gjëra të tilla nuk kanë vend në Evropë dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Fatkeqësisht gjërat nuk po shkojnë mirë”, tha Milkov.

Lidhur me incidentin në fjal MPJ bullgare dërgoi notë proteste përmes ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi Popovska, ndërsa dje u mbajtën protesta para ndërtesës së Komisionit Evropian në Sofje për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në vend. Demonstruesit, të mbështetur nga partitë nacionaliste Prerodba dhe VMRO, kërkuan që BE të ndalojë menjëherë negociatat me Shkupin./KlanMacedonia

You may also like