Osmani uron Bajramin: Le të shërbejë kjo ditë feste për t’u afruar me njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke bërë thirrje që kjo festë të shërbejë për t`u afruar me njëri-tjetrin.

Osmani ka uruar që Bajrami të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi, përcjell Klankosova.tv.

“Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër  breza”.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u afruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin”, thuhet tutjë në urimin e Osmanit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like