Osmani tregon se çka biseduan ajo dhe Kurti me Blinkenin

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar se çka kanë biseduar ajo dhe kryeministri Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin janë takuar në ceremoninë lamtumirëse për Madeleine Albright.

Osmani tha se e kanë falënderuar për kontributin e ShBA-së për ta forcuar shtetin tonë, derisa shton se mbështetja e vazhdueshme është garanci e miqësisë Kosovë-ShBA.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish. Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar në ShBA me ftesë të familjes Albright për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

 

 

 

 

 

You may also like