Osmani takon admiralin Munsch, shpreh mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë

by admin
Spread the love

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në komunikatën për media.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like