Osmani takohet me tri kadetet që studiuan në ShBA e Turqi për siguri: Krenari e jashtëzakonshme

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka takuar tri kadetet e FSK-së, Liridona Jashari-Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, të cilat studiuan fushën e sigurisë në ShBA e Turqi.

Osmani, takimin me tri kadetet e cilësoi si krenari të jashtëzakonshme, ku tha se janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë e Kosovës.

“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza  e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme”, është shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit tha se sa më të suksesshme gratë dhe vajzat e Kosovës, ka më shumë siguri dhe imazh të mirë për vendin.

Lexo lajme interesante

You may also like