Osmani përkujton 24 vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës, ku vdiqën gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra, teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë.

“24-vjet më parë, ushtria dhe policia e regjimit gjenocidal të Serbisë, sulmoi me granata tregun e Mitrovicës, ku pësuan me jetë gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra, teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë”.

“Sot është ditë pikëllimi e reflektimi, ndaj kujtojmë me respekt jetët e humbura, por edhe qëndrueshmërinë e të mbijetuarve të kësaj barbarie”.

“Mbetet përkushtim i yni që të vërtetën për krimet sikurse ky ta themi gjithmonë dhe kudo, por edhe të angazhohemi maksimalisht që drejtësia të vihet në vend”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

You may also like