Osmani për dokumentin e publikuar nga Milloshoski: E bën për të tërhequr njerëz në protesta!

by admin
Spread the love




Draft-dokumentin e publikuar nga deputeti i VRMO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, që sipas tij lidhet me propozimin francez, ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se këtë opozita po e bënë për të tërhequr njerëz për protestën që e kanë paralajmëruar. Duke e ditur se si është atmosferë në Republikën e Bullgarisë, Osmani thotë se nuk do donte të jepte asnjë koment për ato propozime sepse është me rëndësi të dëgjohen qëndrimet e të gjitha vendve antare dhe pastaj të japin qëndrimet e tyre.
“Mendoj që opozita po mundohet të krijoj atmosferë para protestës së tyre që të tërheqin më shumë njerëz. Mendoj se deri tani qëndrimet e tyre nuk janë treguar kredibile. Ajo që mund ta them unë është se ka filluar proces i konsultimit mes vendeve anëtare para se të arrihet qëndrim nga të gjitha vendet antare sa i përket procesit të mëtejmë, që pastaj të arrij tek ne që ne ti analizojmë ato propozime dhe ti japim vërejtjet tona, nëse ka vërejtje”, ka deklaruar Bujar Osmani, përcjell SHENJA.


You may also like