Osmani nis fushatën për presidentin e parë Europian të vendit – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani e nisi fushatën me një press-konferencë mbajtur para vilës presidenciale në Vodno, nën shoqërimin e të rinjve të koalicionit e nën simbolikën e një autobusi të brenduar.

Osmani tha se vendi është në udhëkryq, ku një rrugë çon drejt të ardhmes europiane kurse rruga tjetër, çon drejt izolimit, paqartësisë dhe paperspektivës dhe se pikërisht për këtë arsye këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të rëndomta.

“Prapa meje qëndron blloku më i madh multi-etnik, koalicioni i nëntë partive politike të mbledhura nën Frontin Europian, një platformë e re e dalë nga Marrëveshja e Ohrit, që ka për qëllim që të ruajë kursin euro-atlantik të këtij vendi, që të ruajë harmoninë dhe bashkëjetesën në vendin tonë të përbashkët, të ruajë marrëdhëniet ndër-fqinjësore” – tha Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Europian.

Osmani paralajmëroi se nga sot nën slloganin e Presidentit Europian dhe me programin zgjedhor i quajtur “Dekalogu i Presidentit Europian”, nën numrin 4, do të ecë në katër anët e vendit për t’i dëgjuar nevojat e qytetarëve, pritjet e tyre, por edhe për t’i shpalosur planet për një të ardhme më të ndritur në Bashkimin Europian. /tvklan.mk/

You may also like