Osmani: Mickoski është një politikan i ligës së katërt, harron se përballë ka Ali Ahmetin

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i BDI-së dhe njëherazi ministër i Jashtëm, Bujar Osmani, ishte i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21.

Duke folur për situatën politike në vend dhe ndryshimet kushtetuese që priten të ndodhin, ai sulmoi kryetarin e opozitës maqedonase, Hristjan Mickoskin, duke e quajtur një politikan të kategorisë së tretë dhe të katërt, që harron se ka përballë një politikan si Ali Ahmetin.

“Pas gjithë atyre protestave, thirrjeve kundër ndryshimit të Kushtetutës, Mickoski me lëvizjet e fundit tregoi se është një politikan i ligës së tretë dhe të katërt. Ai nuk e kupton që përballë ka Ali Ahemtin, që politikën nuk e sheh lojë, ku ai nuk humb asnjë shans përballë këtyre mundësive. Mickoski është i vetëdijshëm se një qeveri pa BDI-në nuk ka, se ndryshe i bie të jetë qeveri monoetnike. Mickoski me gojën e vetë tha se ne votojmë ndryshimet kushtetuese nëse BDI-ja shkon në opozië, ja ne dalim në opozitë, le t’i votojë ndryshimet kushtetuese.”- tha Osmani.

You may also like