Osmani: Më 12 qershor 1999 vrasësit përfunduan jashtë Kosovës

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë aktiviteti “Eksodi në liri”, që u mbajt në Bllacë të Hanit të Elezit, tha se më 12 qershor të vitit 1999, vrasësit kanë përfunduar jashtë Kosovës.

Ajo tha se afër 1 milion shqiptarë të Kosovës janë dëbuar dhunshëm nga regjimi serb gjatë marsit 1999 e tutje.

“Më 12 qershor 1999, vrasësit përfunduan jashtë Kosovës, kurse forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë e qytetarët e dëbuar me dhunë u nisën të kthehen në shtëpitë e tyre. Atë ditë erdhi lira, mori fund shtypja e vrasjet dhe zuri fill krijimi i shtetit më të ri në borë. Ora e errët e historisë për ne mori fund”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/

You may also like