Osmani i përgjigjet Dimovskit: Nuk pajtohem se si i ndanë çështjet në “maqedonas” dhe “shqiptar” duhet t’i qasemi së bashku!

by admin
Spread the love




Letra e Dimovskit, merr vëmendjen e ministrit të Jashtëm Bujar Osmanit, informon SHENJA.
Përmes një statusi të gjatë ën profilin e tij në facebook, Osmani fillimisht i thotë se e kupton atë por nuk pajtohet me mënyrën se si i ndan çështjet e “shqiptarëve” dhe të “maqedonasve”, ashtu siç i ngjan, t’i trajtojmë si sfidë e përbashkët të cilin bashkërisht i qasemi, shton ai më tej.

“Gjuha maqedonase në mënyra të ndryshme do të rrezikohet. Faktet janë krejt ndryshe. Edhe në kornizë edhe në konkluzionet e propozimit dhe në të gjitha dokumentet, gjuha maqedonase mbetet gjuha zyrtare me të cilën BE do të komunikoj edhe atë pa asnjë fusnotë, yll, sqarim, asgjë. Kjo gjuhë zyrtare më vonë, me antarsimin tonë në BE, mbetet gjuhë e pastër zyrtare në Unionin, në të njëjtën mënyrë si gjermanishtja, frëngjishtja, bullgarishtja dhe të tjerat. Së dyti, për kornizën dhe për ndonjë sqarim të paqartë se në këtë kornizën janë përfshirë çështje bilaterale. Situata faktike është si në vijim. Korniza negociuese definohet tani, harmonizohet tani dhe ky proces përfundon. E treta, është vetë procesi i nisjes së bisedimeve dhe gënjeshtrat se prolongohet fillimi i bisedimeve. Pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me kapacitet të plotë e fillojmë skriningun, proces të cilin e kalojnë të gjitha vendet dhe ajo përafërsisht zgjatë me vite. Njejtë do të veproj edhe Shqipëria”, ka shkruar Osmani, raporton SHENJA.


You may also like