Osmani e Mehmeti në një shkollë në Gjilan përuruan tualete për fëmijët me nevoja të veçanta

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur turneun e vizitave nëpër komunat e Kosovës, ku të parën e zgjodhi Gjilanin.

Vizita në Gjilan është në kuadër të nismës për vizitë në të gjitha komunat, përmes së cilave presidentja synon të mësoj se me çfarë problemesh përballën ato.

Në Gjilan, Osmani përmendi telashet me ujin, për të cilin tha që do të jetë e gatshme për zgjidhje, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, tha se e ka zgjedhur Gjilanin të parin, me kryetarin më të ri në moshë, kështu duke inkurajuar edhe të rinjtë e tjerë të inkuadrohen.

Osmani, bashkë me Rijad Mehmetin e përfaqësues të UNICEF nisën një takim në shkollën “Nazmi Hoxha” ku kanë përuruar tualetet që janë përshtatur për fëmijët me aftësi të kufizuara e prej këtu apeluan për gjithpërfshirje më të madhe.

You may also like