Osmani: Dënoj aktin e djegies e bilbordit të Taravarit, mohon çfarëdolloj përfshirje dhe kërkon nga opozita të ndalojë me fushatën e zezë

by admin
Spread the love

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ka dënuar aktin e djegies e bilbordit të Arben Taravarit, ndërsa ka mohuar çfarëdolloj përfshirje të tyre.
Osmani, mes tjerash, shkruan SHENJA, i bëri thirrje opozitës të ndalojë me fushatën e zezë dhe të tregojnë se çfarë u ofrojnë qytetarëve.
“Refuzojë çfarëdolloj përfshirje të BDI-së. Nëse dikush është duke zhvilluar fushatë pozitive, nëse dikush është duke zhvilluar fushatë konstruktive ata jemi ne. Unë dënojë akte të tilla. I bëj thirrje opozitës të ndalojë me fushatën e zezë për shkak se nuk ju shërben, nuk ju ndihmon. Askush në historinë e pluralizmit politik, nuk ka fituar zgjedhje vetëm për shkak se ka qenë kundër dikujt. Duhet të keni programin tuaj, ende nuk kemi dëgjuar se cila është oferta e tyre, vetëm për çdo ditë dëgjojmë BDI, BDI, BDI…Edhe një herë e them, dënojë akte të tilla, refuzojë çfarëdo përfshirje tonë, dhe e ftojë opozitën ta ndalojë me fushatën e zezë dhe i ftojë të ofrojnë alternativë dhe të tregojnë se çfarë kanë bërë për qytetarët këto 20 vite”, ka deklaruar Bujar Osmani.

MARKETING



You may also like