Osimhen larg Napolit? De Laurentiis konfirmon se nigeriani ka “valixhet” gati

by admin
Spread the love

Aurelio De Laurentiis është ndalur tek e ardhmja e Victor Osimhen. Presidenti i Napolit rinovoi me goleadorin kryesor të kampionëve në fuqi të Italisë deri në 2026.

Gjithsesi, 25-vjeçari pritet të nisë një aventurë të re gjatë verës, me nigerianin që ditë më parë shprehu dëshirën e tij për të luajtur në të ardhmen në Premier League.

De Laurentiis pohon shitjen e Osimhen në fundin e sezonit, ndërkohë që zbulon edhe destinacionet e mundshme të sulmuesit afrikan.

“Negociatat tona të rinovimit ishin të gjata dhe miqësore. Bisedimet u zvarritën disi, por ne e dinim shumë mirë se ai do të shkonte te Reali, PSG ose në Angli”, u shpreh De Laurentiis.

Osimhen është pjesë e Napolit prej shtatorit të vitit 2020. Gjatë aventurës italiane ka shënuar deri tani 67 gola në të gjithë kompeticionet./ h.ll/abcnews.al

You may also like