Osimhen i përvishet agjentit të Kvaratskelias: Copë m*ti…

by admin
Spread the love

Pas deklaratave të Mamuka Jugelit, agjentit të Khvicha Kvaratskhelia, sipas të cilit Osimhen është gati për t’u transferuar në Arabi në verën e ardhshme.

Pavarësisht se sapo ka firmosur rinovimin e kontratës me Napolin, nuk u prit shumë mirë edhe përgjigja e sulmuesit të të kaltërve, që bëri një reagim të ashpër në instagram ku i shkruan.

I dashur Jugeli, je një copë qelbësirë, më sikletos mënyra se si arsyeton, idiot! Mos e zër emrin tim me gojë“. Përgjigje vërtet e fortë ajo e sulmuesit nigerian në drejtim të agjentit të shokut të skuadrës, që më parë kishte deklaruar:

Osimhen firmosi një kontratë të re, por vërtet besoni se do të luajë te Napoli gjithë karrierën? Po ua them që tani, ai do të shkojë në Arabinë Saudite verën e ardhshme.

Napoli i rriti pagën, por Khvicha nuk do ta pranonte një transferim të tillë as për një miliardë, pasi do të donte të luante për Realin e Madridit, Bajernin, Barcelonën apo Manchester Cityn.

Kvaratskhelia ka objektiva dhe preferenca të ndryshme nga Osimhen“, theksoi menaxheri i 22-vjeçarit gjeorgjian. /Supersport


Top Channel

You may also like