Osimhen drejt shitjes, Napoli mendon për yllin shqiptar si zëvendësuesin e tij

by admin
Spread the love

Për të rregulluar bilancin e klubit, Napoli ka nevojë që të shesë disa nga “xhevahirët” e tij dhe menjëherë mendja të shkon te nigeriani Victor Osimhen, të cilin presidenti e vlerëson mbi 100 milionë euro.

Nga klubet e shumta që synojnë sulmuesin, vetëm Arsenali ka shfaqur interesimin më konkret dhe sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian po mendon që të tani për zëvendësuesin e nigerianit.

Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar Armando Broja, që po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Southampton, ndonëse është në pronësi të Chelseat. 21-vjeçari vlerësohet shumë dhe konsiderohet si një Vieri i ri nga mediat italiane. / Oversport.tv

Foto: Southampton FC Twitter

You may also like