Osimhen bën paqe më Spallettin: Është një trajner i madh, nuk iki nga Napoli

by admin
Spread the love

Përjashtimi nga stërvitja e Victor Osimhen nga Luciano Spalletti bëri bujë në mediat italiane ku flitej për një krisje mes palëve. Megjithatë, ka qenë vetë sulmuesi i Napolit që ka treguar se gjithçka është sqaruar dhe se ai do të qëndrojë te Napoli.

“Kam folur me De Laurentiis, do të qëndroj këtu. Spalletti është një trajner i madh. Çdo ditë përpiqet të më motivojë, në mënyrë që unë të shfrytëzojë në maksimum potencialin që kam.

Mendoj se është tekniku ideal për mua në këtë fazë të karrierës. Kam shumë respekt për klubin tim. Thashethemet se do të largohem janë vetëm thashetheme merkatoje. Jam mirë këtu. Është presidenti ai që vendos, por mua më ka qetësuar duke më shpjeguar projektin e klubit.” /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like