Orlando ndal rrugëtimin e Philadelphias – Shqip

by admin
Spread the love

Katër fitore të skuadrave vendase dhe katër e atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Fitorja e dytë radhazi për Brooklyn që pretendon të kapë kreun e tabelës në Lindje.

Ekipi i Brooklyn skuadrën e LA Lakers që u paraqit pa Lebron James dhe Davis me rezultatin 121-104. Për Brooklyn u dallua Irving me 26 pikë, 7 kërcime e 6 asiste. Befasia më e madhe e ditës së sotme është fitorja e Orlando në transfertë ndaj Philadelphia 119-109. Embid realizoi 30 pikë e 11 kërcime , ndërsa Banchero 29 pikë.

Fitore në transfertë shënoi edhe Warriors ndaj Oklahomas 128-120. Stephen Curry realizoi 38 pikë e 12 asist, mbështetur nga Klay Thompson me 28 pikë. Jashtë fushës së vet fitore shëre shënoi edhe Sacramento ndaj Minnesotas me rezultat 118-111 . Më efikas te ekipi fitues ishte Fox me 32 pikë, ndërsa te vendasit Edwards me 33 pikë.

Dallas në një ndeshje fenomenale mundi Detroit-in me rezultat 111-105, ku shkëlqeu slloveni Luka Donçiq ë realizoi 53 pikë , 8 kërcime e 5 asist. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Phoenix, që mundi Toronton me rezultat 114-106 Më efikas ishte Bridges me 29 pikë. Ndërsa Washington mundi San Antonion 127-106, ndeshje ku diferencën në fushë Avdija me 25 pikë.

Rezultatet e sotme
Philadelphia – Orlando, 109-119
Brooklyn – Lakers, 121-104
Minnesota – Sacramento, 111-118
Oklahoma – Golden State, 120-128
San Antonio – Washington, 106-127
Dallas – Detroit, 111-105
Phoenix – Toronto, 114-106
Portland – Atlanta, 129-125

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like