Orinda poston një video për ‘make up’ dhe e kuptojnë vetëm mamat

by admin
Spread the love

 

Me ardhjen në jetë të Atarës, shpërndarja e kohës me dhe pa të, ka qenë edhe më e vështirë për Orindën. Moderatorja ka treguar se në fakt për të kaluar më shumë kohë pranë saj, ka zgjedhur që shpeshherë të grimohet vetë në shtëpi për xhirimet e emisionit.
“Oret e para tonat perpara se une te shkoj ne xhirim.. me ardhjen e Atares pjesen me te madhe te kohes me eshte dashur te grimohem vete per xhirime duke qene se kam cdo dite. E per te reduktuar ne maksimum mungesen time te ajo ndoshta nuk kam cdo here grimin me profesional te mundshem. Gjths 13 vite ne tv me kane mesuar nja dy truqe te nevojshme. Sa me shume rritet aq me and veshtire behet por si i thone.. hajd se do mesohesh 🥲
p.s. Video u be nje jave me pare dhe ishte e gjithe dita ne fakt por, se dija sa mbante posti 😅 paci nje dite te bukur”, ka shkruar Huta.
Si një mami e re, Orinda ka treguar vazhdimisht se e ka shumë të vështirë të ndahet nga Atara, por falë stafit bashkëpunues ka mundur ta menaxhojë mirë kohën. Ajo ka treguar se në mungesë të saj, Atara qëndron me gjyshet, teksa ajo nxiton të kthehet sa më parë tek vajza e saj./revistawho.com

You may also like