Ori Nebiaj largohet zyrtarisht nga ‘Përputhen’, moderatorja emocionon me fjalët e ‘lamtumirës’

by admin
Spread the love

Moderatorja Ori Nebiaj i dha ‘lamtumirën’ karrierës në televizion ditën e djeshme, për të vazhduar nga sot e tutje karrierën në politikë, si deputetja më e re e parlamentit shqiptar. Pak ditë më parë, Ori pranoi mandatin e deputetes pas dorëheqjes së Grida Dumës.

E dita e premte ishte edhe dita e fundit e Orit në krye të emisionit ‘Përputhen’ dhe gjatë pjesës së tretë, ajo e shfrytëzoi për t’u përshëndetur me publikun dhe fansat e saj. Në fjalën e saj, ajo tja se i është mirënjohëse Top Channel-it që i hapi derën, teksa tashmë ka një tjetër sfidë që e ka pranuar me shumë përgjegjësi.

“Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse Top Channel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë.

E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjje të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën”- tha Ori Nebijaj në emisionin “Përputhen” në Top Channel.

Ende nuk është zbuluar zyrtarisht se kush do të jetë emri që do të zëvendësojë Orin në këtë emision, teksa gjatë këtyre ditëve është përfolur për një rikthim të mundshëm të Bora Zemanit si prezantuese e këtij emisioni.

You may also like