Organizatorët e fushatës “Trump2024” ‘godasin’ në shenjë! Shesin bluza të stampuara me mesazhin “i pafajshëm”

by admin
Spread the love

Pavarësisht arrestimit të tij, organizuesit e fushatës presidenciale të Donald Trump po i përdorin zhvillimet në favor të tyre, duke shitur bluza me foto të ish-presidentit.

Nën pamjen e stampuar në bluzë me fytyrën e Trump shkruhen fjalët “i pafajshëm”. Sakaq, bluzat shiten në faqen zyrtare të Trump 2024 për rreth 36 dollarë.

Një email për mbledhjen e fondeve iu dërgua gjithashtu mbështetësve duke pyetur se nëse ata dëshirojnë të qëndrojnë me Trump dhe nëse do të donin të kontribuonin të paktën një donacion prej 47 dollarësh në fushatën e tij 2024, në këmbim të një këmishe falas.

Vlen të theksohet se, Trump vetëdeklarua i pafajshëm për të 34 akuzat.


Top Channel

You may also like