ORCA: Shkaktari kryesor i shkatërrimit të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private

by admin
Spread the love

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka zhvilluar një aksion simbolik, para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, me ç’rast kanë kërkuar të ndryshohet statusi i kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse, raporton Ekonomia Online.

Ky
aktivitet është realizuar pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për
Arsim ku do të organizohet Dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e
Kosovës për Akreditim.

Dibran Hoxha nga ORCA, ka thënë se shkaktari kryesor por jo i vetëm i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private.

“Kolegjet
private janë dëmtuesit ma të mëdhenj të cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.
Pas 5 vitesh monitorin të vazhdueshëm të agjencisë së akreditimit, qendrës për
njohjen e diplomave NARIC dhe proceseve të arsimit ta lartë në Kosovë, ORCA me
kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor por jo i vetëm i shkatërrimit
të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private. Kolegjet
private janë biznese dhe kjo nuk është shprehje metaforike por një e vërtetë
administrative. Imagjinoni kolegjet private dhe marketet në Kosovë regjistrohen
njëjtë si biznese profitabile”, tha Hoxha.

“ORCA kërkon që në projektligjin për Agjencinë e Kosovës për akreditim për të cilin sot mbahet dëgjim publik nga komisioni parlamentar të përcaktohet qartë se akreditimi do t’u ofrohet vetëm institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse. Vetëm kështu do të bëhej e mundur që parat e mbledhura nga sukseset e tyre të mos përfundonin në xhipe e vila të pronarëve të tyre apo në xhepat e policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve ministror, deputetëve e ministrave por në investim për laboratorë e institute revista e biblioteka”, tha tutje Hoxha.

You may also like