Opozita thotë se Qeveria është e papërgatitur dhe s’ka transparencë në dialog: S’do lejojmë ndonjë gabim që i kushton Kosovës

by admin
Spread the love

Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç thonë ata mosqartësinë në procesin e dialogut. Partitë në opozitë, thonë për Ekonomia Online, se pala kosovare me idetë e saj nuk do të prodhojë marrëveshje përfundimtare e as njohje reciproke, raporton Ekonomia Online.

PDK, LDK e AAK, thonë
se shefi i Qeverisë ka instaluar një praktikë të dëmshme dhe nuk ka qenë
transparent në raport me kuvendin edhe për takimet që janë mbajtur.

Ish-kryeministri i
Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për Ekonomia Online, se Qeveria edhe në këtë
proces është e papërgatitur dhe ka transparencë zero sa i përket dialogut.

“Gjatë mandatit të
kësaj qeverie mendoj që kemi pasur mungesë të qartësisë sa i përket qasjes në
dialog. Unë e kam të qartë që dinamika e procesit të dialogut nuk përcaktohet
vetëm nga pala kosovare por edhe nga partner tanë ndërkombëtar. Ajo çka kërkohet
nga Kosova është që të paraqitet gjithmonë në tryezë të dialogut me koncept të
qartë se çfarë po dialogohet. Besoj që në dy tri vjetët e fundit në Kosovë është
ndërtuar një konsensus s ai përket dialogut se dialogu zhvillohet vetëm për
marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve
dhe një listë e parimeve që duhet ti përmbahet ky proces”, ka thënë Hoti.

“Nuk diskutohet për
integritetin territorial as për rendin kushtetues të vendit dhe këto parime në qeverisjen
time kanë pasur mbështetjen edhe të miqve tanë ndërkombëtar. Gjatë kësaj
qeverisje kam përshtypjen që ka dalë nga binarët procesi i dialogut me disa ide
të propozuara nga pala kosovare që nuk janë pragmatike dhe nuk qojnë në marrëveshjen
përfundimtare dhe nuk është duke u diskutuar fare dhe ka transparencë zero.
Edhe në këtë fushë janë totalisht të papërgatitur”, tha Hoti.

Ndërsa deputeti i
PDK-së, Abelard Tahiri thotë se kryeministri Kurti ka instaluar një praktikë të
dëmshme dhe nuk ka qenë transparent në raport me kuvendin edhe për takimet që
ka mbajtur. Thotë se roli i kuvendit në dialog është zero.

“Në të kaluarën
kuvendi është informuar nga kryeministri për raundet e bisedimeve që kanë
ndodhur. Kryeministri Kurti ka instaluar një praktikë kogja të dëmshme dhe nuk
ka qenë transparent në raport me kuvendin edhe për takimet që ka mbajtur. Ne
kemi kërkuar të raportohet në kuvend për çfarëdo takimi që do të mbahet në
Bruksel. Edhe ato raportime janë bërë me kërkesë të deputetëve të opozitës dhe
jo m iniciativën e tij që e obligon një rezolutë. Prandaj roli i kuvendit në
dialog është zero”, tha Tahiri.

E shefi i
deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri potencoi se si grup parlamentar do ta
mbikëqyrin qeverinë që të mos bëhet gabime e që sipas tij mund t’i kushtojë
Kosovës.

“Ne e mbikëqyrim qeverinë. Kushtetuta e përcakton që qeveria e ka rolin e vet. Ne si grup parlamentar do ta mbikëqyrim që të mos lejojmë ndonjë gabim i cili i kushton Kosovës”, tha Tahiri.

You may also like