Opozita shqiptare kërkon tërheqjen e Maqedonisë nga nisma Ballkani i Hapur

by admin
Spread the love

Opozita shqiptare mbetet fuqishëm kundër nismës “Ballkani i Hapur”, iniciativë e cila për momentin siç thonë mbështetet vetëm nga Serbia dhe Qeveria e Maqedonisë. Nga Lëvizja BESA, thonë se nisma Ballkani i Hapur, nuk është asgjë me shumë se sa futja e shqiptarëve nën kthetrat e Serbisë dhe Rusisë.

“Lëvizja Besa kërkon nga Qeveria e krimit dhe korrupsionit që të heq dorë nga projekti Ballkani i Hapur, sidomos kur në këtë nismë anashkalohet Kosova. Projektet e përbashkëta, realizohen vetëm duke pasur fqinjësi të mirë, me bazament njohjen e ndërsjellë, e assesi duke kryer krime ndaj një populli të cilit ende nuk i kanë kërkuar falje e madje nuk ka ende asnjë akt padi përgjegjësie edhe nga faktori ndërkombëtar. Mbeten të papranueshme gjitha projektet që shkelin interesat e cilitdo populli e sidomos të Kosovës në këtë situatë”, deklaroi Sinkron:Abdush Demiri Lëvizja BESA.

Ndërsa Izet Mexhiti thotë se Ballkani i Hapur ka qenë proces i dështuar që në fillim, pasi të gjitha problemet në Ballkan e mbajnë emrin e Serbisë dhe Vuçiqit.

“Fatmirësisht z. Rama me vonesë por e kuptoi dhe bëri një tërheqje nga Ballkani i hapur duke u rikthyer tek procesi i Berlinit të cilin të gjithë e mbështesin fuqishëm, por pyetja parashtrohet pse BDI mbetet i vetmi partner me Serbinë dhe me Kovaçevskin duke dashur të mbijetojë ky projekt i “Ballkanit të Hapur”. Por, për këtë përgjigje duhet të japin ata. Nuk më erdh mirë që pas tërheqjes së z. Rama dje dhe pardje ende funksionarë të BDI-së bashkë me eksponent të Viçiqit promovojnë projekte të Open Ballkanit”, u shpreh Izet Mexhiti, Nismëtar i Lëvizjes së Re.

Ditë më parë, kundër Ballkanit të Hapur ka dalë edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i cili këtë nismën e ka quajtur mekanizëm tanimë i abortuar nga i cili duhet hiqet dorë.

“Me daljen e Republikës së Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, këtij mekanizmi nuk i ka ngelur as kuptim e as legjitimitet. Mekanizmat duplifikuese dhe jo inkluzive që krijojnë Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi nuk i ndihmojnë frymës integruese në rajon”, theksoi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Ditë më parë, në Preshevë, në kufirin Maqedonisë-Serbi, kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe ajo e Serbisë Bërnabiq, u shprehën se, nisma e Ballkanit të Hapur ka të ardhme të ndritur, duke përmendur se, brenda kësaj nisme do të ketë edhe shumë projekte të përbashkëta. Njëkohësisht edhe drejtori i Rrugëve të Maqedonisë Ejup Rustemi, duke promovuar bashkë me kryeministren serbe Bërnabiq, projektin e sistemit të përbashkët të pagesave rrugore, tha se kjo nismë shkon në të mirë të qytetarëve, deklarim ky që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale. /Alsat.mk

You may also like