Opozita priste dorëheqjen, Zaevi e sulmon nëpërmjet Facebook

by admin
Spread the love

Një javë pasi paralajmëroi dorëheqjen, dhe nuk u paraqit në opinion, kryeministri Zaev nga rrjeti social facebook akuzoi opozitën se me lëvizjet e tyre rrezikojnë Marrëveshjet e arritura me fqinjët edhe të ardhmen e vendit.

“….ky shtet e ka popullin e tij, edhe qytetarë, edhe demokraci, edhe luftëtarë, edhe politikan dhe parti të cilat nuk do të lejojnë Mickovskin, Apasievin dhe Gruevskin ta robërojnë dhe shkatërrojnë shtetin nga fillimi. Kauza jonë është edhe qytetare edhe shtetërore. E di se për shkak të kësaj kauze si mur, krenarë qëndrojnë shumica e qytetarëve tonë dhe shumica e deputetëve tonë”– ka shkruar Zaevi.

As pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LSDM-së nuk u dha asnjë informatë për vendime konkrete lidhur me dorëheqjen e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit. Në kontakt me përfaqësues të partisë, thonë se takimet janë të rregullta, pa u diskutuar ndonjë çështje e rëndësishme. I vetmi nga LSDM i cili ka folur për situatën aktuale politike, është ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sipas të cilit shumica parlamentare është stabile.

“Nga ajo që e di unë, shumica politike është stabile, e ajo që ndodhi gjatë fundjavës më shumë ishte hutimi i opinionit ose përpjekje që disi të mbesin në lojë politike, sesa ndodhi reale. Pres që gjatë kësaj jave të kemi mbledhje të bordit ekzekutiv të partisë ku shumë nga punët do të zgjidhen”– deklaroi Petre Shilegov, LSDM.

Deputeti i BDI-së Izet Mexhiti pa përgjigje konkrete në pyetjen nëse pushteti vazhdon të ketë shumicë në parlament.

Mexhiti hodhi poshtë zërat se edhe deputetë të BDI-së do të mbështesin votëbesimin e Qeverisë.

You may also like