Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim, Projektligjin për Tekstet shkollore e shohin të kontrabanduar – Shqip

by admin
Spread the love

Opozita parlamentare e ka bojkotuar punën e Komisionit për Arsim, ku pritet të shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore, i cili dyshohet se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u miratuar në Kuvend, raporton Shqip.

Kjo mbledhje u përfundua në mungesë të kuorumit.

Të pranishëm në këtë komision ishin vetëm deputetët e mazhorancës dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas tyre, ata nuk do të marrin pjesë në këtë Komision për të shqyrtuar “Ligjin e kontrabanduar” për shkak se, sipas tyre, nuk ka pasur kuorum për t’u miratuar.

Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës së Komisionit.

You may also like