“Opinionistë të kalbur”, Ronelës i vjen në majë të hundës

by admin
Spread the love

Eurovisioni mbaroi, por Ronela Hajati vazhdon të jetë në shënjestër dhe statuset e komentet nuk ndalojnë.Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht diskutuan për performancën e këngëtares në Festivalin Europian dhe komentet Ronela nuk i ka pritur mirë.

“Opinionistë të kalbur”, i ka quajtur këngëtarja në një postim në Instagram.

“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”, shkruan Ronela, të cilës siç duket i ka ardhur “në majë të hundës” me komentet për performancën e saj.

Ronela më parë është shprehur se ndihet e lumtur që fitoi dashurinë e publikut. “Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurtë. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma ka gjithmonë të drejtë”, është shprehur këngëtarja.

You may also like