Operacioni “fshesa”/ Nga Sane te Kimish, 5 yjet e Bajernit drejt largimit

by admin
Spread the love

Bordi i Bajern Mynih nuk është aspak i kënaqure me rendimentin e ekipit dhe janë gati të realizojnë revolucion, i cili do e sillet ekipin më të titullar në Gjermani në trajtën e duhur, pas një sezoni plotë vështirësisë, aty ku rreziku i mbylljes së ciklit 2023-2024 pa trofe ka filluar të besohet edhe nga tifozët.

Mediumi i “Sport.de” përmes burimeve kofidenciale ka arritur ti shtrijë “tentakulat” deri te mbledhja e shefave në Mynih. Sipas këtij raportime bëhet fjalë se në listën e largime janë 5 lojtarë titullarë te bavarezët.

SANE-Ende përflitet se Leroi Sane do rinovojë me kampionët e Bundesligës përpara se të fillojë Kampionati Europian “Euro 2024”, por paraqitjet aspak të qëndrueshme në duelet e fundit kanë dhënë ndikim negativ te bordi. Ata kanë ndryshuar qasje dhe janë të gatshme të bisedojnë me çdo palë të interesuar që ofrojnë mbi 80 mln euro, çka do i jepte mundësi të gjenin pasuesin e denjë në tregun e transferimeve.

Sulmuesi anësor e nis në trajtë fenomenale etapën ekzistuese, por me kalimin e javëve ai ka filluar të humbas shënjestrën në konkretizimin e rasteve. Dueli me Lajpcig pasqyrojë gjendjen e vështirë të 28-vjeçarit para kuadratit mikë, 2 raste të pastra shënim dhe asnjë gol.

Kanë kaluar 19 ndeshje zyrtare që Leroi Sane ka finalizuar, ekzaktësisht Bajern-Darmshtad, i datës 28 tetor 2023 përkon me golin e fundit, bëhet fjalë për 4 muaj “thatësirë” në të gjithë frontet. Liverpuli është klubi më i interesuar dhe ata e vështrojnë si pasuesin e Mohamed Salah.

KIMISH – Debatet e shpeshta me Tomas Tuhelin dhe pakënaqsit me bordin kanë mjaftuar që Joshua Kimish të mendojë zhvendosjen nga Mynih. Më herët krerët e Bajernit kishin dalë hapur kundër largimit të “regjizorit”, tashmë kanë ndryshuar qasje, dhe nuk e analizojnë si problem, shto performancën në rënie të lirë. Mançester Siti i Pep Guardiolës e pret krahëhapur, pa anashkaluar edhe Barcelonën.

GORECKA-Mungesa e kreativitetit dhe shtytjes së ekipit në manovrat e zhdërvjellta po peshojnë edhe mbi Leon Gorecka. Dikur i “paprekshëm”, por dobësitë në ndërtimin e lojës dhe lëndimet në masë kanë bëri që Uli Hënes me shokë të humbasin besimin, sikurse durimin me mesfushorin. Mançester Junajtid ka kohë që e monitoron situatën dhe pritet të hidhen në sulm gjatë verës.

DEJVIS-Freskia dhe dinamizmi i Alfonso Dejvis ka mbetur “kujtim i vjetër” në kampin e Bajernit. Lëndimet në masë, luhatja e formës dhe nxitja e largimit me destinacion Real Madrid e ka mbushur “kupën” te shefat. Duhet pritur hapja e merktos verore që Dejvis të zyrtarizohet “galaktikë”.

GNABRI-Golat e Serzh Gnbri në javët decizive të Bundesligës sezonin e shkuar i dhanë titullin bavarezëve, megjithëse këtë vit nuk ka treguar asgjë. Mançester Junajtid pozicionohet në krye të klubeve të interesuara.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

You may also like