Operacion policor në Prishtinë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Prishtinë që ndërlidhet me rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.

Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se gjatë një operacioni policor, policia ka neutralizuar njërin nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Po ashtu dyshohet se gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin se janë përfshirë në këtë grabitjen të armatosur.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të akuzuarit në lidhje me grabitjen e një argjendari në Suharekë.

Të dy të akuzuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

MARKETING



You may also like