Olympique Marseille blen për 18 milionë euro senegalezin e Sheffieldit

by admin
Spread the love

Iliman Ndiaye është një tifoz i madh i Olympique Marseille dhe më në fund do të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur me ekipin francez.

Pas një negociate të gjatë, drejtuesit e Marseille arritën të bindnin Sheffield United për të shitur mesfushorin e tyre sulmues për 18 milionë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga “Foot Mercato”. Lojtari i përfaqësueses senegaleze tashmë ka zbarkuar në në Provence, ku është mirëpritur nga mbështetësit e tij të rinj.

Ndiaye, përmes rrjeteve sociale, përshëndeti fansat e klubit ku bënte pjesë, duke u shprehur mirënjohës ndaj tyre dhe gjithë Sheffieldit. Tani e vetmja gjë që mungon është zyrtarizimi, por nuk ka asnjë arsye që marrëveshja të dështojë.

 


Top Channel

You may also like