Olta kërc*noi Kiarën & Efin, gjeti rastin të bëhej feministe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP ishte i mbushur plot debate e diskutime mes banorëve, teksa konkurrentët e ish-konkurrentët kanë folur në lidhje me situatën e krijuar në shtëpi pas lojës se vajzave ndaj djemve dhe incidentin e ndodhur mes çiftit Luiz-Kiara.

Edhe ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP, Ronaldo Sharka ka dhënë mendimin e tij, duke dalë hapur në mbështetje të Luizit. Në lidhje me këtë situatë gazetari u shpreh se vajzat e shfytëzuan rastin për të sulmuar Luizin, ndërsa u shpreh se Olta gjeti hapësirën për të bërë “feministen”.

Ndër të tjera, Ronaldo tha se aktorja është vetë një nga personat që e ka kërcënuar Kiarën dhe Efin për gjëra që di nga jashtë. “Rroftë hipokrizia e vajzave, që e shfytëzuan edhe këtë rast për të sulmuar Luizin. Gjeti momentin Olta që të bëhej feministe dhe të mbronte Kiarën.

A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Kiarën se di gjëra për të jashtë? A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Efin se di gjëra për të jashtë?”, tha mes të tjerave Ronaldo.

You may also like